TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar situatën në PD dhe ka theksuar se vetëm vota e lirë e zgjidh krizën. Meta tha se kush lidershipin aktual të PD, i rritet respekti për Ramiz Alian. Sipas tij, nuk mund të kesh respekt kur sheh politikanët e qofteve që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe që nuk ikin edhe kur humbin

“Nuk dua të bej më asnjë koment për z.Basha. Ju a kam thënë dhe po ju them që nuk kam menduar kurrë që Shqipëria do katandisej në këtë derexhe. Kur shoh lidershipin aktual të PD, mua më rritet respekti për Ramiz Alinë, që kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën palës fituese. Nuk kam nostalgji fare për Ramiz Aline sepse unë jam student i Dhjetorit ’90, por si nuk mund të kesh respekt për të kur sheh këta politikanët e qofteve që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe që nuk ikin edhe kur humbin.

Sot kemi politikanë që akuzojnë Ilir Metën për tranzicionin. Pse? Sepse kam kërkuar zgjedhje gjithëpërfshirëse? Sepse kërkoj triumfin e votës së lirë?

Vetëm vota e lirë e zgjidh krizën brenda PD dhe çdo krizë tjetër në demokraci”, deklaroi Meta në Syri TV.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: