Politikani gjerman dhe deputeti i CDU në Bundestag, Johann Wadepuhl ka shprehur qartë zhgënjimin për nxitimin e shembjes së Teatrit Kombëtar si dhe për dhunën e ushtruar gjatë rezistencës.

Wadepuhl thotë se është një mbështetës i fortë perspektivës europiane të Shqipërisë, por tani ai vë në dyhsim negociatat.

Ai tashmë shtron një pyetje ” A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po” e tyre për fillimin e negociatave?”.

 

STATUSI NGA JOHANN WADEPUHL

Si një mbështetës i fortë i perspektivës europiane të Shqipërisë. Prishja e Teatrit Kombëtar, nxitimi dhe dhuna më lanë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po” e tyre për fillimin e negociatave? #demokracia #CivilRritjet

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb