Partia Popullore sapo është rrëzuar nga pushteti në Spanjë pas aferave korruptive ndërsa kryetari i ri i kësaj force konservatore ndodhet në zemër të një polemike, i dyshuar për marrjen e diplomës Master pa kaluar më parë provimin.

Pablo Casado, 37 vjeç premtoi se do të mishëronte ”rilindjen” kur zëvendësoi kryetarin e PP-së më 21 korrik, ish-shefi i qeverisë, Mariano Rajoy i cili u rrëzua më 1 qershor nga një mocion mosbesimi. Partia e tij u angazhua personalisht të martën për të mbrojtur reputacionin e tij pasi ai përjashtoi idenë e dorëheqjes.

Një hetuese e gjykatës së Madridit u shpreh këtë javë se Casado mund të shpallet fajtor për korrupsion në kohën e marrjes së diplomës për drejtësi, e lëshuar në vitin 2009 nga universiteti publik ”Rey Juan Carlos”.

Në një dokument gjyqësor të konsultuar nga media, gjyqtarja Carmen Rodriguez-Medel shprehet se ka gjetur prova të mundshme për veprime të dënueshme, ndërsa po hetonte në lidhje me disa parregullsi të dyshuara në Universitet dhe ndaj disa studentëve të tjerë, shkruan atsh.

Kryetari i ri i PP-së pranoi se nuk ka marrë pjesë në leksione. Sipas gjyqtares, ai ka pranuar se ka marrë diplomën Master në bazë të ”punimeve” të dorëzuara në universitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: