CEKI-‘Më mirë nudo sesa të fundosur nga taksat’. Është ky mesazhi i lançuar nga Ester Kaplankova, politikania ceke që ka vendosur të zhvishet publikisht për të çuar përpara luftën e saj kundër rritjes se taksave në vendin e saj.

Ester, 37 vjeç, është një anëtare e Partisë së Qytetarëve të Lirë në Republikën Ceke, një parti e krijuar në 2009.

Në video politikania fillon të zhvishet, në fillim shfaqet me të brendshme dhe pastaj nudo duke mbuluar pjesët intime me një gazetë dhe më pas me flamurin e partisë së saj.

Sapo videoja e saj është publikuar në Facebook dhe Youtube është bërë menjëherë një video virale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb