Ish-presidenti kinez, Jiang Zemin, ka vdekur të mërkurën në moshën 96-vjeçare nga leucemia dhe dështimi i shumëfishtë i organeve, ka raportuar të mërkurën media shtetërore.

Jiang ka vdekur në shtëpinë e tij në Shangai, ka thënë agjencia e lajmeve Xinhua, duke publikuar një letër të autoriteteve shtetërore, përmes së cilës është bërë e ditur vdekja.

“Vdekja e Jiang Zeminit është një humbje tejet e madhe për partinë tonë, ushtrinë dhe popullsinë tonë të të gjitha etnive”, është thënë në letër, duke njoftuar se vendimi është bërë me “dhimbje të madhe”.

Në letër, Jiang është përshkruar si lider i jashtëzakonshëm një marksist i mrekullueshëm, lider shtetëror, strateg ushtarak, diplomat dhe luftëtar komunist i dëshmuar për kohë të gjatë.

Jiang ka fituar pushtetin pas shtypjes së përgjakshme të protestave pro-demokracisë që janë mbajtur më 1989 në sheshin Tiananmen.

Megjithatë, ai me vonë ka arritur të nxjerrë vendin nga një izolim i atëhershëm diplomatik dhe të rregullojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Pas zbatimit të këtyre politikave, Kina ka përjetuar bum ekonomik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb