POLONI-E quajnë ‘Krzywy Las’, pylli i deformuar, gjendet në Poloni dhe pavarësisht hipotezave për arsyet e çuditshme, pemët me hark edhe sot janë një mister.

Sipas teorisë më të pranueshme 400 pishat e mbjella rreth viteve 30, në zonën e Pomerania, në atë kohë një provincë gjermane, mund të jenë vendosur mekanikisht duke i deformuar dhe duke marrë formën e harkut, megjithatë arsyeja mbetet ende mister.

Sipas disave pishat mund të jenë deformuar edhe me qëllimi për të krijuar një dru të lakuar natyral, e nevojshme për të ndërtuar skelete barkash.

Sipas një teorie tjetër ky është vetëm një fenomen natyror, i cila ka ardhur nga një stuhi dëbore dhe pemët kanë marrë deformime 90 gradë, por motivet mbeten ende të paqarta. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb