Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Kiev të premten, vetëm pak javë pasi ndaj Presidentit Donald Trump u ngritën akuza me synim shkarkimin e tij, dhe që kanë të bëjnë me Ukrainën.

Vizita është pjesë e një turneu që përfshin disa ish republika sovjetike, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Veç bisdimeve me zotin Zelenskiy, sekretari Pompeo do të takohet edhe me ministrin e jashtëm dhe të mbrojtjes të Ukrainës për të riafirmuar mbështetje amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, tha Departamenti i Shtetit.

Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë, separatistët e mbështetur nga Rusia vazhdojnë rebelimin në Ukrainën lindore.

Nuk është e qartë nëse akuzat e ngritura ndaj Presidentit Trump do të jenë në axhendën e bisedimeve.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb