Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi sot Turqisë dhe Greqisë të heqin dorë nga çdo përshkallëzim ushtarak dhe të përqendrohen në kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike në konfliktin për gazin në Mesdheun Lindor.

“Duhet zgjidhur ky problem pa përdorur fuqinë ushtarake, por nëpërmjet mekanizmave normalë, nga zgjidhjet ndërkombëtare, veçanërisht mbi të drejtat energjetike të asociuara në këtë rajon”, theksoi ai për radion franceze “France Inter”.

“Ne duhet të zvogëlojmë gjurmët ushtarake kudo dhe të përdorim mjete diplomatike, jo ushtarake”, nënvizoi kreu i diplomacisë amerikane.

Të dy vendet po konkurrojnë për zona në Mesdheun Lindor potencialisht të pasura me gaz natyror. Tensioni u përshkallëzua në fund të gushtit, kur ata kryen manovra ushtarake rivale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: