TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të moshuar pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pornografi. Në kuadër të operacionit të koduar “Pedofili 2” është arrestuar shtetasi Ahmet Dedej, 68 vjeç, lindur dhe banues në Vorë. Dedej ishte në kërkim ndërkombëtar dhe sot paradite është ndaluar nga strukturat e Sektorit për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ato të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Arrestimi i tij është kryer me qëllim ekstradimin për në shtetin italian.

Më 22 maj 2015, Gjykata e Salernos, Itali ka nxjerrë urdhrin e arrestit pasi dyshohet për veprën penale “Krime seksuale me një vajzë nën moshën 14 vjeç” parashikuar nga legjislacioni penal italian me një dënim në maksimum deri në 14 vjet burg.

Hetimet ndaj këtij shtetasi janë kryer nga autoritetet policore italiane në bashkëpunim me ato shqiptare. Nga hetimet rezulton se i dyshuari ka ngacmuar, abuzuar seksualisht dhe prodhuar materiale pornografike më të mitur, nëpërmjet Internetit. Në ngarkim të të ndaluarit, u kryen veprimet procedurale për veprën penale “Pornografia”, të cilat ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: