TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dhënë një porosi për të gjithë ata që frekuentojnë zonën e Bllokut në Tiranë.

Nga një takim i LSI-së me simpatizantët në qytetin e Beratit, Kryemadhi foli për gjendjen e rënduar në vend, e duke iu referuar krimit të dy netëve më parë, tha se ata që pinë një kafe apo një ujë në Bllok duhet të marrin një jelek antiplumb.

“Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen.
Folën për reformë, por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama por po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar”, deklaroi Kryemadhi.

Për Kryemadhin nuk duhet të ketë të paprekshëm, vetëm se ke njohje me kryeministrin e vendit.

“Nuk është më i mirë djali i deputeti se djali i një fermeri. Nuk është i pakapshëm ai që ha dhe pi me Edi Ramën, por duhet të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. LSI mori vendimin prej një viti për të qenë në opozitë, jo se s’na pëlqente pushteti, por LSI nuk mund të rrijë në qeverisje me bandat.
Janë dy mundësi ose të rrokullisemi në llumin e Edi Ramës, ose të ngrihemid he ti japim shpresë këtij vendi. Rama është njeriu që ka jetë gjatësinë më të madhe në pushtet dhe por ikja e tij do të jetë shumë e dhimbshme. Atë populli do e largojë se ai nuk e ka frikën e opozitës, por frikën e popullit”, tha Kryemadhi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb