Franca dhe Anglia do të përballen me datën 10 dhjetor, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin e Katarit. Në prag të takimit çerekfinal, ka folur për mediat portieri i anglezëve, Pickford.

“Do të përballemi me kampionët në fuqi. Ata kanë lojtarë të kalibrit të Mbappes që janë ndër më të mirët në botë, por kur je në një Botëror duhet të mendosh për të shijuar momente të tilla, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të shfrytëzosh shanset që të jepen.

Mund të mos keni një shans tjetër për të mposhtur Francën dhe ta bëni këtë në çerekfinalet e një Kupe Botërore do të ishte e madhe. Në çdo rast, mendoj se edhe ata duhet të shqetësohen për ne” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: