Lee Grant, portieri rezervë i Manchester United, tregon ndryshimet që kanë ndodhur mes lojtarëve të ekipit tani që me ta është bashkuar Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për “talkSport” ai shprehet se askush nuk guxon te hajë ëmbëlsira gjatë kohës që Ronaldo është aty.

“Të premten në darkë, kur ishim të grumbulluar në hotel, ndodhi diçka e pabesueshme. Pasi hëngrëm, kemi edhe ëmbëlsira, por askush nuk guxoi të merrte sepse aty ishte Cristiano”, tregoi Grant për “talkSport”.

“Ju betohem që askush nuk e preku tortën me mollë dhe as kekun. Mbaruam darkën dhe po shikonim vetëm pjatën e Cristianos, që kishte marrë gjërat më të shëndetshme në dispozicion”- shtoi ia.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb