Teuta barazoi 0-0 me Vllazninë, në ndeshjen e vlefshme për Superiore. Portieri i durrsakëve, Panajot Qirko tha fjalën e tij pas ndeshjes, në intervistën e dhënë për mediat.

“Brenda stërvitjes bëjmë punë të madhe. Siç kam unë punë për pritje, sulmuesit kanë detyrë për të bërë gola. Bëra një pritje të mirë sot. Kemi nevojë për pikë sepse jemi në pozicion jo të mirë. Dua mos gaboj dhe mos pësoj, shpresoj që me më shumë fat nga java në javë të marrim pikë. Kam shumë besim te ky grup lojtarësh.Me Vilën bëjmë shumë goditje pas stërvitjes, ngacmohemi shumë. Nga java në javë edhe Hebaj dhe Vila do zhbllokohen. E rëndësishme është që po stërvitemi.

Gjatë pesë javëve ka pasur lëvizje në pozicione për lojtarët. Dy ndeshje kanë qenë ato që kemi pësuar shumë gola. Jam shumë i sigurt me mbrojtësit që kam para, kam qenë në shumë ekipe dhe me këtë grup ndihem mirë”, tha Qirko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: