Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në një qendër islamike në kryeqytetin portugez, Lisbonë.

Oficerët u thirrën në qendër pak para orës 11 të mëngjesit (10:00 GMT) të martën, ku takuan një burrë “të armatosur me një thikë të madhe”, thuhet në një deklaratë të policisë.

 I dyshuari është qëlluar nga policia për shkak se nuk i është bindur paralajmërimeve për të ulur armën.

Dy punonjëse femra, të moshës 49 dhe 24, të Qendrës Ismaili, që ndodhet jo shumë larg stadiumit të futbollit të Benfica në Lisbon, u vranë në sulm, sipas një raporti nga stacioni televiziv RTP.

Mediat lokale raportuan se sulmuesi ishte një refugjat afgan i ve dhe baba i tre fëmijëve.

Kryeministri Antonio Costa shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjet e viktimave dhe gjithashtu për komunitetin mysliman Ismaili në Portugali.

Është shumë herët për të spekuluar për motivet e këtij krimi, tha Costa. “Ne duhet të presim për rezultatet e hetimit,” tha ai.

Më vonë gjatë ditës, Ministri i Brendshëm Jose Luis Carneiro, tha se “gjithçka na bën të besohet” se sulmi ishte “një akt i izoluar”.

Portugalia është konsideruar si një nga vendet më të sigurta në botë dhe nuk priret të përjetojë sulme islamofobike apo në përgjithësi një nivel të lartë krimi.

Princi Karim Aga Khan, udhëheqësi shpirtëror i ismailitëve të botës, hapi qendrën e Lisbonës në vitin 1998. Ajo ka hapësira ekspozite, klasa dhe salla lutjesh.

Në Portugali, një komb prej rreth 10 milionë banorësh, jetojnë rreth 7000 myslimanë. Ismailët i përkasin degës shiite të Islamit.

Shumë ikën në Portugali nga Mozambiku, një ish-koloni portugeze gjatë luftës civile të vendit afrikan që përfundoi në 1992.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb