Edi Rama ka zgjedhur sot në mëngjes të fotografojë një protestues të vetëm para Kryeministrisë dhe ta publikojë atë në rrjete sociale.
Çdo mbrëmje, poshtë zyrës së tij, mblidhen qindra e mijëra qytetarë që protestojnë, nga të cilët kryeministri zgjedh të mos postojë asgjë, madje imazhet që mediat publikojnë, i quan huazime të protestave të botës.
Çdo mbrëmje bulevardi mbushet si asnjeherë më parë me zemërimin e qindra-mijëra qytetarëve që ndihen të papërfaqësuar, me zërin e atyre që kërkojnë llogari dhe që kërkojnë të dëgjohen, ndërkohë Rama fokuson objektivin te një person i vetëm.
Madje kryeministri nuk është ndalur aty, por i ka quajtur protestuesit si errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë.
