“Hysenbelliu Group” është një ndër grupet e rëndësisë së veçantë sa i takon investimeve më të mëdha që bëhen në Shqipëri. “Hysenbelliu Group” ka zgjedhur të zhvillohet nëpërmjet aplikimit të standardeve më të larta në të gjitha fushat ku operon. Prirja dhe këmbëngulja për të ofruar cilësi dhe inovacion është vlerësuar nga klientët dhe nga tregu, duke dhuruar motivimin për të bërë gjithmonë e më shumë drejt realizimit të projekteve të reja edhe më ambicioze për të ardhmen.

Pozicioni: Specialist/e Marketingu
Departmenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranё

Përshkrimi Pozicionit të Punës

Specialisti i Marketingut asiston ne zhvillimin dhe konkretizimin e planeve marketing të kompanisë në përputhje me objektivat e kompanisë si dhe monitoron implementimin e tyre. Ndjek dhe zhvillon kalendarin vjetor të marketingut për realizimin e fushatave publicitare dhe kryen një sërë detyrash me kërkesë të gjerë kreativiteti dhe objektiva të mirëpërcaktuar.
Raporton tek: Drejtori i Marketingut.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Marketingu OFFline
– Asisiton në menaxhimin dhe realizimin e materialeve publicitare për fushatat e ndryshme marketing,
– Mban raporte mbi ecurinë e fushatave marketing dhe zhvillimet e tregut,
– Realizon shpërndarjen e materialeve marketing sipas planit marketing,
– Ndjek mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga kompania.
– Mban kontakte të vazhdueshme me mediat, studiot, agjensitë, furnitorët, klientët,
– Mban dokumentacionin e detajuar për cdo veprim financiar në përputhje me fushatat,

Marketingu ONline
– Monitoron website dhe faqet e sociale te Grupit. Zhvillon dhe jep ide për përmirësime,
– Monitoron aktivitetin online të konkurrencës,
– Mban raporte mbi ecurinë e fushatave online.

Kërkesat e pozicionit:
a. Edukimi: – Diplomë universitare ne profilin Marketing, Administrim –Biznes, Ekonomiks ose
– Shkenca sociale.

b. Eksperienca te punës: Jo më pak se 2 vjet përvojë në fushën e marketingut.

c. Kualifikime të tjera:
– Trajnime të ndryshme në lidhje me marketingun off line dhe online.
– Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze (në të folur & shkruar)

d. Aftësitë tjera:
– Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe të bashkëpunimit në grup,
– Të ketë aftësi shumë të mira organizative,
– Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
– Të ketë iniciative për ide /risi ne fushën marketing,
– Të ketë aftësi dhe pavarësi në vendimarrje brenda kompetencave të pozicionit,
– Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën [email protected] me subjekt Specialist Marketingu.
Afati i dorëzimit: 15/07/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb