Pas deklaratës së David McAllister, kryetar i komitetit të politikës punëve të jashtme në Parlamentin Europian se PPE do të diskutojë javën që vjen për krizën brenda Partisë Demokratike, vjen reagimi nga kryedemokrati Sali Berisha.

Ky i fundit tha se nuk është në dijeni, por nëse ndodh, e vlerësojnë.

“E para njëherë se diktoj dot këtë. A do bëjnë apo jo diskutime ata. Mcallister është nënkryetar i Partisë Popullore Euripiane. Ajo parti ka një president. Ata diskutojnë të gjitha çështjet. A do të diskutojnë për Shqipërinë apo jo, s’kemi asnjë njoftim zyrtar. Nëse diskutojnë, nuk kemi asnjë kundërshtim, e vlerësojmë. Ju falënderojmë.”, tha Berisha.

Mes të tjerash ai tha se Partia popullore nuk ka bërë ftesa zyrtare, ndërkohë që disa demokratë do të jenë pjesë e asaj mbledhje në PPE.

“Partia popullore ka një qëndrim korrekt. Nuk është e vërtetë që kjo parti i ka dërguar…Partia Popullore nuk ka sjellë ftesë për neutralitetin e saj. Por do shkojnë disa. Nga ne shkojnë 4-5, zonja Vokshi shkon nga Gruaja Popullore Evropiane, Belindi nga të rinjtë popullor. Zonja Harxhi dhe zoti Genc Pollo shkojnë nga një fondacion i lidhur me këtë. Zonja Tabaku është anëtare e grupit parlamentar i Parlamentar popullor në Këshillin e Europës. Aty ka një festë nga ky grup, por nuk përbën ftesë me votë. Këto janë të vërtetat.”, theksoi Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: