Anëtarja e Kryesisë së PD Mimoza Hajdarmataj deklaroi sot se Tropoja është në prag të një katastrofe natyrore ku përveç fryrjes dhe daljes nga shtrati të lumenjve dhe të çdo përroi duke përmbytur tokat, fatale për zonat përreth do ishte çarja e rezervuarve.

Ish-deputetja deklaron se çdo strukturë shtetërore duhet të jetë në alarm sot për të zbrit në terren.

POSTIMI I PLOTË
?Prag katastrofe natyrore në Tropojë ku përveç fryrjes dhe daljes nga shtrati të lumenjve dhe të çdo përroi duke përmbytur tokat, fatale për zonat përreth do ishte çarja e rezervuarve.
?Çdo strukturë shtetërore duhet të jetë në alarm sot për të zbrit në terren dhe të parandalojnë ndonjë tragjedi nga çarja e rezervuarëve siç është ai i Zherkës në njësinë administrative Bytyç, me sistem tejet të amortizuar lëshimi, për të cilin tani e vetmja mundësi është ndërhyrja me pompa.
Videoja tregon situatën e shkaktuar nga reshjet e shumta, imagjinoni se çfarë pasojash katastrofike do shkaktonte çarja e rezervuarit ❗️❗️❗️
?Thirrja është për një ndërhyrje emergjente dhe për të mos braktisur në këto orë të rënda banorët fshatrave në rrezik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb