Në prag të ndeshjes së Champions League të planifikuar për nesër kundër Atletico Madrid,  Sebastian Kehl, drejtori sportiv i Borussia Dortmundit është shprehur optimist në intervistën e dhënë për kanalin e klubit.

“Ne mbërrijmë në Madrid plot entuziazëm. Kemi punuar shumë për të arritur në këtë pikë të garës dhe do t’i qasemi ndeshjes me optimizëm. E dimë që na pret një provë vërtet e vështirë, kundër një ekipi me vlera të mëdha, me përvojë dhe të fortë. Ne besojmë se mund t’ia dalim. E dimë që na pret një atmosferë e zjarrtë. Atletico është një ekip tepër i fortë në shtëpi” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: