ITALI – Pas një hetimi të nisur që para 1 viti, një familje shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë italiane për shitje kokaine.

Karabinierët e Arezzo-s i ishin vënë prej kohësh pas dy shqiptarëve, të cilët punoni si kamarierë, por në fakt ishin shpërndarës së kokainës.

Ata ishin pikë referimi për përdoruesit e drogës në Gragnone dhe Arezzo. Sipas policisë, shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë 48 dhe 25 vjeç.

aa

Por pjesë e aktivitetit të tyre ilegal ishin dhe nëna dhe vajza e njërit prej të arrestuarve, të cilat gjithashtu ndihmonin nëpërmjet telefonatave për afrimin e klientëve.

Hetuesit tashmë kanë ngarkuar gratë shqiptare me akuza nga “grabitje” dhe “shpërndarje droge”, pas verifikimeve që u bënë se gratë morën pjesë në mënyrë aktive në shitjen e drogës

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: