Aktivisti Edison Lika ka komentuar zhvillimet e fundit në protestat kundër qeverisë, duke u ndalur te incidenti me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në New York, si dhe te takimet e zhvilluara nga protestuesit në Tiranë.
Lika deklaroi se shqiptarët në SHBA e pritën Ramën me protesta dhe vezë, ndërsa tha se protestuesit i kanë përcjellë mesazhin se ai, sipas tyre, nuk përfaqëson më qytetarët shqiptarë.
“Shqiptarët e Amerikës e pritën me vezë në New York. Përgëzime që edhe aty nuk e lanë të qetë dhe i thanë që nuk është më kryeministri ynë. Mbrëmë ish ministri Çuçi është kapur nga studentët duke i thënë se është hajdut dhe pjesë e një qeverie kriminale. Sot duke qenë se ka qenë e premte dhe në Tiranë kishte takime e prani besnike, aktivistët kanë takuar Bracen dhe i kanë thënë që prania besnike duhej bërë me qytetarë jo me patronazhistë”, tha ai.
