Gjykata e Posaçme ka vendosur të sekuestrojë një makinë të blinduar tip “BMW”, ngjyrë e zezë, të ish-kreut të “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha.

Gazetarja Klodiana Lala sjell në “BalkanWeb” vendimin e Gjykatës së Posaçme, ku thuhet se ky institucion ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të sekuestruar mjetin e Berishës, për llogari të sekuestrimeve të kryera nga operacioni “Forca e Ligjit”.

Ndërkohë, avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi, ka deklaruar se do të ankimojnë vendimin e gjykatës. “Ankimojmë vendimin pasi të ardhurat për blerjen e sendit janë të ligjshme dhe të deklaruara”, ka thënë avokati Hysi.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb