Gazeta spanjolle “El Pais” zbulon një prapaskenë të bujshme në gushtin e vitit të kaluar: Gerard Pique duket se ka këshilluar presidentin Joan Laporta që ta lërë Lionel Messi-n të largohet për të sistemuar problemet me Fair Play Financiar të Barcelona-s.

E përditshmja spanjolle ka vënë dukje se mbrojtësi ka theksuar se pavarësisht lamtumirës së yllit argjentinas, asgjë nuk do të kishte ndryshuar brenda skuadrës.

Një bisedë kjo që duket se ka arritur te veshët e Lionel Messi-t, i cili është ndier i tradhtuar nga një shok historik i skuadrës. Fundin e historisë e dimë të gjithë, me Pleshtin që është transferuar në Paris Saint-Germain.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb