TIRANE – Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho deklaroi sot në Kuvend se projekt/ligji i ri për riorganizimin e institucionit të Prefektit, nuk është i plotë dhe se ka ardhur për shkak të lobimit dhe presionit të kryetarëve të bashkive.

Sipas Brahos, deri në vitin 1997 kemi patur në mjaft raste të emëruar në rrethe Prefektë të politizuar, komisar dhe të deleguar partie. Ai kujtoi se në vitin 1997 mjaft prefektë firmosën dhe urdhëruan me shkresa shpërndarjen e armëve dhe organizimin paramilitar të PD-së.

“Më kujtohet se në vitet e shembjes së shtetit, në 1997-n, mjaft Prefektë si në Durrës, Elbasan, etj., në vend që të merreshin me qetësimin e situatës politike firmosën dhe urdhëruan me shkresa shpërndarjen e armëve dhe organizime paramilitare të militantëve për të shtypur revoltat e nxitura nga fajdet apo për të krijuar lehtësira në manipulimin e proceseve zgjedhore, siç ndodhi në ato të vitit 1996”- deklaroi Braho në Kuvend.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: