Një grua rreth 70-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër. Sipas të dhënave paraprake, 70-vjeçarja ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe prej asaj kohe nuk kishte pasur të dhëna për vendndodhjen e saj.
Trupi i saj është gjetur i ndarë në disa pjesë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Prokurori i Dibrës, Abaz Muça, për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.
Mbetet për t’u përcaktuar nëse dëmtimet e trupit janë shkaktuar nga kafshë të egra apo nga rrethana të tjera. Ekspertiza mjeko ligjore dhe hetimet pritet të përcaktojnë shkakun e vdekjes.
Njoftimi
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në një sipërfaqe toke djerrë, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, është gjetur pjesërisht i dekompozuar trupi i shtetases Z.D., 73 vjeçe.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2026, pasi ishte larguar nga banesa e saj, e cila dyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
