Edhe në ditën e 7-të të zjarrit, vijon ende beteja me flakët në masivin pyjor të Pishëporo-Darëzezë, ku forcat operacionale janë duke punuar për vënien nën kontroll të tyre.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, vatra me problematike mëngjesin e kësaj të hëne mbetet Darëzeza.

Gazetari Enea Verria raporton për BalkanWeb se pranë vatrës së zjarrit ndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijës bregdetare ku operojnë edhe lokale sezonale. Po ashtu ka nisur aksioni nga ajri me dy avionë Canadair, pas kërkesës pranë mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile, të cilës Greqia i është përgjigjur menjëherë pozitivisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb