BERAT

Një 82-vjeçar nga fshati “Moravë” në rrethin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me armē zjarri. Ramadan Doko, në kushte të rënduara depresioni, është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes. Pas zhurmës së armës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në banesën e 82-vjeçarit, ku edhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuar drejt aktit të vetëflijimit. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme dhe trupi i pajetë i Ramadan Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Burime të besueshme nga Morgu i Beratit, bëjnë me se vdekja e 82-vjeçarit ka ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm të marrë në gjoks, i cili i ka prekur direkt zemrën. Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë në vendgjarje se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditën shenja të Covid-19, por ende nuk i ishte kryer tampon.

Mendohet që i moshuari të jetë infektuar nga djali i tij, që kishte rezultuar “pozitiv” me Covid-19, pas analizave të kryera në një laborator privat. Kjo ka bërë që 82-vjeçari të kalonte në depresion dhe ti japë fund jetës.

Informacion paraprak

Më datë 25.11.2020, në fshatin Moravë, Berat, shtetasi R.D. 82 vjeç, është gjetur i pa jetë në banesë nga familjarët.

Shtetasi R.D, dyshohet se është vetvrarë me armë gjahu (çifte). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb