LEZHË

Fatmir Kolecaj prej dy ditësh pasi vrau ish- gruan dhe vëllain e saj në Mirditë Esmeralda dhe Vledison Filopatin fshihej në pyllin e Zejmenit afër banesës së tij.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se familjarët tentuan dhe negociuan që ta dorëzonin Fatmir Kolecajn në Polici por ky i fundit nuk pranonte.

Sot Kolecaj vendosi që të shkonte në shtëpinë e tij duke u futur nga mbrapa saj po u pikas nga Policia. Fillimisht FNSH e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Mirditës rrethuan banesën duke i bërë thirrje të dorëzohej dhe të linte armën.


Dyshohet se Kolecaj kishte në dorë armën me të cilën kreu edhe vrasjen e dyfishtë më 25 shkurt, duke plagosur edhe një efektiv policie të FNSH-së së Shkodrës i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Më pas Fatmir Kolecaj ka vendosur t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb