Pas muajsh kërkimesh, në fund, Kristian dhe Amantia Toska, dy të miturit shqiptarë që janë mbajtur peng nga i ati kanë arritur të shpëtohen.

Mediat e huaja shkruajnë se dy të miturit janë gjetur në komunën Caldas da Rainaha në Portugali, rreth 100 km larg Lisbonës. Në raportim, thuhet se fëmijët ndodheshin nën shoqërinë e babait të tyre. Ky i fundit, është vënë në pranga e akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia portugezë, që ndër të tjera thotë se fëmijët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Falë punës investigative dhe gjurmimit të policisë, është bërë e mundur arrestimi i babait të dy fëmijëve të zhdukur. Ai u prangos në Veri të Lisbonës në Portugali. Fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore,”- shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se familja Toska jetonte në Gjermani prej vitesh dhe në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, fëmijët, u rrëmbyen nga i ati. Fillimisht u tha se ai i dërgoi ato në Tenerife të Spanjës. Nëna e fëmijëve, hapi një hetim për rastin dhe për gjetjen e dy vogëlushëve u angazhuan një sërë forcash operacionale të vendeve të ndryshme.

Madje pak ditë më parë, për gjetjen e fëmijëve bëri thirrje partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila postoi në rrjete sociale foto të vogëlushëve dhe nxiti autoritetet që të hetonin rastin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb