Pas kampiontit francez, një tjetër ligë ka ulur përfundimisht siparin e saj duke shpallur edhe verdiktet e sezonit, ndonëse ka ende 6 javë për të luajtur. Premiership në Skoci ka zyrtarizuar pak çaste më parë se kampionati nuk mund të vazhdojë më për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për këtë arsye, sezoni 2019-2020 është mbyllur para kohe dhe Sëlltiku është shpallur kampion i vendit. Ky është titulli i 51-të për “hoops”-at dhe i nënti radhazi. Verdikti tjetër i sezonit ishte rënia në Championship e Hartsit, skuadër që mbyllte tabelën me 23 pikë.

Sëlltiku kishte luajtur 30 takime dhe kishte grumbulluar në total 87 pikë, 13 më shumë sesa Rejnxhersi i vendit të dytë, ndonëse skuadra e Kamberit ka një ndeshje më pak.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb