Gara për titull në Premier League mbetet e zjarrtë, e tillë pritet të jetë deri në fund, ku tre ekipet Man.City, Liverpool e Chelsea as që kanë ndërmend të dorëzohen por vijojnë me një ritëm shumë të lartë, të shkëputur ndjeshëm nga pjesa tjetër. Në javën e 16-të, Man.City vuajti jo pak duke fituar minimalisht 1-0 përballë Wolves. Golin tre pikësh për “qytetarët” e realizoi Sterling në minutën e 66-të, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Një fitore po kaq të vuajtur, me të njëjtin rezultat 1-0 siguroi edhe Liverpool. Të kuqtë mposhtën Aston Villa fal një goli të shënuar nga Momo Salah në minutën e 67-të duke ruajtur diferencën prej një pikë me Man.City e vendit të parë.

Një fitore dramatike 3-2 siguroi Chelsea përballë Leed United. Goli i fitores për blutë erdhi vetëm në minutën e 94-të, me Jorginho që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb