SHKODËR

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë sot në Shkodër ku dhe vizitoi familjen e policit Kole Ndreshaj, i cili humbi jetën në krye të detyrës 10 vite më parë. Ministri para familjarëve dhe fjalën se do t’u ndërtojë atyre shtëpinë, duke premtuar se do të zbardhen të gjitha ngjarjet kriminale ku u ekzekutuan efektivët e policisë gjatë kryerjes së detyrës.


“Jemi këtu në Shkodër për të mbështetur familjen e policit të vrarë Kole Ndreshaj. Ne e dimë që problematikat e këtyre familjeve janë të mëdha, por tashmë do te bëjmë maksimumin për t’ju gjendur pranë. Është krijuar fondacioni “Gjurmë” nga ku do të mblidhen fonde nga çdo kush që dëshiron për familjet e policëve të vrarë të cilët shume e dimë se janë në vështirësi. Shtëpia qe jemi sot fondacionet e para ka para re mbledhura nga vete efektivet e policisë dhe ky është një shembull solidariteti për te gjithë te tjerët.


I kam prekur të gjitha familjet e policëve të vrarë dhe e di situatën ndaj do mundohemi të bëjmë maksimumin sepse e dimë që deri tani ka qenë e mjaftueshme për shkak se problematikat janë të mëdha. Shumë dosje të policëve të vrarë ende nuk janë zbardhur si në rastin e Kole Ndreshaj por ne nuk i kemi harruar dhe do të përpiqemi qe t’i zbardhim këto ngjarje. Policet e vrarë kanë dhënë jetën e tyre dhe ne duhet që ti mbështesim familjet e tyre për mos t’i lënë në harresë”-tha Lleshaj.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb