GAZA – Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka deklaruar se së paku 94 gazetarë janë vrarë në Gaza, Izrael dhe në Liban, gjatë luftës në Gaza dhe më pas shtrirjen e saj në disa territore më të gjera në Lindjen e Mesme.

Hetimet paraprake thonë se së paku 94 punonjës të mediave, 89 prej tyre gazetarë palestinezë, janë vrarë gjatë konflikteve të armatosura.

Gazetari i fundit që u vra gjatë luftës ishte Mohammad Salama, gazetar i Al-Aqsa. Ai u ekzekutua gjatë një sulmi ajror në Deir Al-Balah.

Edhe pse Salama ishte shpërngulur nga Gaza bashkë me familjen për të shpëtuar nga sulmet izraelite, nuk ia doli të mbijetojë. Së bashku me të u vranë edhe disa anëtarë të familjes.

Organizatat në mbrojtje të gazetarëve janë duke hetuar raste të tjera, kur banesa të punonjësve të mediave janë shënjestruar, vetëm për shkak të punës së tyre ose kur ata janë kërcënuar me jetë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: