Pushimet kanë mbaruar për Anthony Joshua, që është rikthyer në vendlindje dhe në palestër, duke nisur përgatitjet për duelin e tij të radhës, më 13 prill, në stadiumin “Wembley” të Londrës. Për momentin nuk ka një rival zyrtar edhe pse lista e kandidatëve është e gjatë. Ndaj, Joshua ka nisur përgatitjet në palestër për të qenë gati për në prill, ku do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, pavarësisht emrit të rivalit.

Joshua ka postuar një video nga stërvitja me pesha në palestër, duke shkruar: “Më i fortë se kurrë. Do t’i mposht me “KO” të gjithë “top-10” boksierët e peshës së rëndë, një e nga një”. Një premtim ky i boksierit britanik, që synon të bëhet kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë.

Joshua, që mban titujt e kategorinë IBF, WBO dhe WBA, ka qenë javët e fundit në Xhamajka, ku ka pushuar bashkë me familjen e tij. Ai kërkon edhe titullin e kategorisë WBC, që aktualisht mbahet nga Deontay Wilder, që më 1 dhjetor do të duelojë ndaj Tyson Fury. Gjasat janë që Joshua të përballet me fituesin e kësaj sfide.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: