TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot para të rinjve demokratë se pret me padurim të dalin së bashku në shesh betejë.

Pas fjalës së tij, të rinjtë demokratë kanë shpërthyer në thirrje “Rama ik!”.

“Kam besim të madh se secili prej jush e ka shumë të qartë se koha na fton aksion, aksion dhe vetëm aksion. Jam i bindur se e keni të qartë misionarë të lirisë, se liria na fton sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë. Çfarëdo të bëjmë ne për Shqipërinë ajo ka bërë 100 herë më shumë për ne, ndaj ne do i dalim për zot. I uroj suksese nga zemra këtij kuvendi dhe pres me padurim të madh të dalim së bashku në shesh betejë në emër të lirive tona, të shpresës, besimit, dinjitetit të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë! Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: