FRANCE- Presidenti francez, François Hollande deklaron se vendi i tij është i gatshëm për të dialoguar me Athinën rreth krizës financiare dhe mundësinë e daljes së Greqisë nga euro. Hollande deklaroi se është pak orë kanë ngelur nga mbyllja e negociatave, ndërsa një marrëveshje me Greqinë është e ende e mundur.

Sipas shefit të Elize-së është në dorën e Greqisë për të marre një vendim dhe se Greqia i përket Eurozonës.

Ai theksoi se asgjë nuk mund të bëhet pa vullnet të përbashkët në këtë drejtim. Hollande megjithatë nënvizoi se Franca nuk ka asgjë për t’u trembur nga impakti i krizës greke.

Edhe ministri i Ekonomisë së Spanjës Luis de Guindos deklaroi se ka ende mundësi për një marrëveshje me Greqinë.

“Shpresoj që racionalja dhe mirëkuptimi do të kthehen në tryezë dhe ne ta ndryshojmë situatën brenda 48 orësh. Një marrëveshje është gjëja më e mirë për të gjithë, por veçanërisht për Greqinë”, deklaroi ministri spanjoll.

MINISTRI FRANCEZ: MOMENTI I SË VËRTETËS PËR GREQINË
Ministri francez i Financave, Michel Sapin ka thënë sot se kjo javë do të shënojë momentin e së vërtetës për Greqinë dhe Evropën përderisa bisedimet mund të rifillojnë në çdo kohë teksa Greqia ka vetëm një ditë për të shpëtuar nga falimentimi.

Sapin ka thënë për një radio në Francë se “Greqia është e kapur nga realiteti, nga realiteti i ashpër”.

Greqia ka vendosur kontrolle të kapitalit dhe ka mbyllur bankat, ndërkaq kryeministri grek Alexis Tsipras ka thirrur referendum për propozimet e kreditorëve ndërkombëtarë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb