BERLIN

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha të premten se lidhjet Gjermani-Itali janë më të rëndësishme se kurrë, pasi të dyja vendet po përballen me rritje të ndjenjave euroskeptike.

Duke folur në Berlin, gjatë vizitës shtetërore të homologut të tij italian, Sergio Mattarella, Steinmeier tha se “në Itali, ideja e një Europe të bashkuar po lëkundet” dhe se zërat e tillë “po bëhen të dëgjuar edhe në Gjermani”.

Si anëtare themeluese të Bashkimit Europian, Gjermania dhe Italia kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e projektit evropian, tha Steinmeier.

“Në botën e nesërme, ne si europianë duhet të jemi të bashkuar nëse duam të bëhemi të dëgjuar dhe të aftë për t’iu dhënë zgjidhje sfidave të mëdha, si ndryshimet klimatike, digjitalizimi, migrimi”, shtoi Steinmeier.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb