Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kinë në datat 28 shkurt – 2 mars.

Gjatë vizitës, Lukashenko dhe presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojnë bisedime.

“Fokusi do të jetë në zhvillimin e bashkëpunimit tregtar, ekonomik, investues dhe humanitar, zbatimin e projekteve të përbashkëta në shkallë të gjerë, ndërveprimin në sferën politike dhe përgjigjen ndaj sfidave më të ngutshme në situatën aktuale ndërkombëtare”, tha shërbimi për shtyp.

Pas bisedimeve, presidentët pritet të nënshkruajnë një paketë të madhe dokumentesh për zhvillimin e marrëdhënieve në fushat kryesore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb