BRAZIL

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka simptomat e koronavirusit. Lajmin e dha vetë Bolsonaro gjatë një interviste për CNN Brazil. Për këtë arsye ai shpjegoi së i është nënshtruar testit të COVID-19-, i cili pritet të dalë në orët në vazhdim.

Bolsonaro, u cili në muajin mars mbushi 65 vjeç tha se ka pasur temperaturë 38 dhe disa simptoma të tjera. Gjithashtu kreu i shtetit saktësoi se po merr hidroksilkolinë. Për shkak të simptomave, axhenda e tij për pjesën tjetër të javës u anulua.

Kujtojmë që Brazili është shteti i dytë në botë pas SHBA për numrin më të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19. Deri tani në Brazil janë regjistruar 1,623,284 persona nga të cilët kanë vdekur 65,487 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: