Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi foli për mediat pas triumfit në Kupën e Shqipërisë (0-1 ndaj Tiranës).

“I lumtur për tifozët sepse kemi arritur edhe Europën nëpërmjet kampionatit. Objektivin e arritëm me Erzenin, kemi filluar lëvizjet në merkato, nuk do të bëjmë shumë. Maksimumi 2 afrime, nuk ka konfirmime. Afrime vetëm nga Superioria.

Shumë të lumtur, një ekip i vogël si Egnatia. Arritëm Europën nga kampionati. Bravo i qoftë Tetovës, gjithmonë me të. Falenderoj gjithë cunat, edhe drejtorin sportiv pasi kanë bërë një punë shumë të mirë. E ardhmja? S’keni parë gjë akoma, ne ecim vetëm para. Kemi gati 3 afrime nga Superioria” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: