Marseille prej javësh është në tratativa me Interin për të afruar në skuadër sulmuesin Alexis Sanchez. Gjithçka është konfirmuar nga vetë Presidenti i klubit francez Pablo Longoria, i cili në një intervistë për Amazon Prime Video ka pranuar se palët janë në diskutime.

“Nuk mund të them se do të luajë për Marseille, por sigurisht që po e diskutojmë me të. Është një profil që përshtatet në mënyrë të përkryer me atë që duam të bëjmë këtë vit.

A po afrohet më shumë? Kjo varet nga Interi, është një situatë tjetër. Ne duhet të respektojmë gjithmonë klubet” – Tha ai.

Y6
Y6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: