Presidenti i Libanit, Michel Aoun, ka caktuar ish-kryeministrin Najib Mikati për të formuar qeverinë e re të vendit.

Njoftimi nga presidenca vjen pas konsultave parlamentare të zhvilluara nga presidenti Aoun në pallatin presidencial në Baabda në lindje të kryeqytetit Bejrut.

Duke komentuar detyrën e tij, Mikati në një konferencë për media në pallatin presidencial tha se ai do të formojë qeverinë “në përputhje me iniciativën franceze për t’i shërbyer interesave të Libanit dhe ekonomisë së vendit”.

“Kam garancitë e kërkuara të jashtme për të dalë nga kriza që po kalon Libani dhe jam i bindur”, tha ai.

Mikati është një anëtar i parlamentit që përfaqëson qytetin e Tripolit, ndërsa më parë ai drejtoi qeverinë në Liban dy herë në vitet 2005 dhe 2011.

Konsultimet parlamentare vijnë pasi udhëheqësi i Lëvizjes së Ardhmërisë së Libanit, Saad Hairi, u tërhoq pasi dështoi të formonte qeverinë për tetë muaj.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb