FRANCE-Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi sot se lufta kundër terrorizmit islamik duhet të jetë prioriteti i parë i diplomacisë franceze, gjatë një fjalimi para Konferencës së Abasadorëve në Paris.

“Siguria e francezëve është arsyeja e të ekzistuarit e diplomacisë sonë”, theksoi ai.

“Kjo nevojë është e rëndësishme. Duhet t’i përgjigjemi pa asnjë dobësi”, theksoi shefi i shtetit francez, duke refuzuar çdo lloj idealizmi.

Që prej sulmeve në Paris më janar 2015, ku humbën jetën 239 persona, në të gjithë Francën forcave të policisë i janë shtuar edhe trupa ushtarake si përforcim për të parandaluar sulme të tjera terroriste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: