Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Rajonin e Siçilisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta u ndal në Bashkinë Palazzo Adriano, ku zhvilloi një takim me autoritetet më larta lokale, si dhe u përshëndet me dhjetëra banorë arbëreshë, që kishin dalë për ta pritur përzemërsisht në sheshin kryesor të qytetit.

Në takimin e ngrohtë me Kryetarin e Bashkisë, Nicola Granà, Presidenti Meta u shpreh se:

“Ndihem i nderuar që po vizitoj këtë bashkësi, e ndërtuar 5 shekuj me parë nga familjet e Arbërisë dhe luftëtarët shqiptarë, e cila gjendet në zemër të Siçilisë dhe një qendër e rëndësishme e arbëreshëve të Siçilisë.

“Keni ruajtur traditën arbëreshe, një vlerë e çmuar për të dy popujt tanë, por edhe për pasurinë evropiane dhe atë botërore.

Ju keni ruajtur figurën e Gjergj Kastriotit dhe traditën e të parëve tanë, kulturën, ritet, kostumet tradicionalë dhe zakonet e Arbërisë.” – nënvizoi Presidenti Meta.

Duke shtuar se ndihet i lumtur që është në vendin e personaliteteve të shquara italiane me origjinë arbëreshe si: Francesco Crispi, Kryeministri i Italisë; Giuseppe Crispi, autori i monografisë së parë mbi gjuhën shqipe; Gavril Dara i Riu, politikani dhe poeti i shquar si dhe të shkrimtarëve të parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Presidenti i Republikës vuri në dukje se:

“Këtu ndërthuren më së miri tradita e bukur e artit arkitektonik të arbëreshëve të parë me kulturën, letërsinë dhe kinemanë italiane.”

Ky është një vend i mrekullueshëm që ofron mundësi të shumta bashkëpunimi midis dy vendeve tona në fushën e turizmit kulturor dhe historik, të pasionuarve për arkitekturën, letërsinë dhe filmin.

Autoritetet e të dyja vendeve tona duhet të përkushtohen më shumë për t’i krijuar kushte brezit të ri, dhe për bashkësitë arbëreshe të mësohet gjuha shqipe që të mos humbasë gjuha dhe shuhet identiteti.

Na duhet përkushtim edhe më i madh për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO si dhe një promovim dhe vëmendje e pandërprerë ndaj kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë evropiane dhe asaj botërore.” – theksoi Presidenti Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: