Presidenti i RepublikësIlir Meta zhvilloi sot biseda telefonike me Kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, si dhe me Kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, z.Muharrem Salihu.

Presidenti Meta u interesua për gjendjen shëndetësore të qytetarëve në Luginë, si dhe shprehu solidaritetin e plotë me ta në këto momente të vështira.

Gjithashtu, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që deri tani situata në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë paraqitet e qëndrueshme sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb