TIRANË

Ish-kryeprokurori i Apelit Shkëlqim Hajdari thotë se nëse Presidenti i Republikës e ka bërë publike çështjen e kontrollorëve është korrekt nga pikëpamja kushtetuese.

I ftuar në “Real Story” në News24 Hajdari tha se grkontroeva e kontrollorëve të trafikut ajror nuk është vetëm punë lekësh, por se është e dënueshme penalisht dhe moralisht.

“Unë e dëgjova që Presidenti i Republikës, unë nuk e paragjykoj, por Presidenti i ka pritur dhe duke pasur parasysh se një sektor strategjik që hyn në elementët e sigurisë kombëtare ka shqetësim, por Presidenti duhet ta bënte publike takimin me përfaqësuesit. Në qoftë se e ka bërë para katër javëve takimin, Presidenti nga pikëpamja e vet, kushtetuese si President i Republikës është korrekt, në kuptimin e bërjes publike të shqetësimit që kanë këta njerëz, pavarësisht nëse qëndron apo jo shqetësimi i tyre, pavarësisht se ka dhe rrugë të tjera që ato munden. Sido që ato të gjejnë argumente, ato për turpin e tyre, kushdo nga ato, nuk ka rëndësi se ku do votojnë më datë 25 a do votojnë majtas, a do votojnë djathtas, a do votojnë ku t’iu dojë qejfi, ato kur të kujtohen se çfarë kanë bërë sot, do iu vijë turp nga familja e tyre. Se kjo punë nuk është vetëm punë lekësh, duhet ta themi shqip. T’i ndërpresësh Republikës së Shqipërisë në prag zgjedhjesh dhe në prag të një stërvitje të madhe dhe sigurisht dhe në kushte pandemie, kur përgatitet një stërvitje e madhe, pararoja e njerëzve që merren me logjistikën vijnë përditë nga Brukseli. Ka një muaj që zbarkojnë avionët. Të devijosh gjithë trafikun ajror të vendeve që kalojnë mbi Shqipërinë, të bëhesh lajm botëror, kjo është një gjë totalisht e dënueshme, moralisht se penalisht po e po, por edhe moralisht këtyre njerëzve, kur të kthjellohen nga alkooli se këtu në Shqipëri ka dhe njerëz që dehen pa alkool do të bëhen pishman për këtë që kanë bërë”, deklaroi Hajdari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb