Në emisionin Kjo Javë në “News24” juristi Shkëlqim Hajdari foli edhe reformën zgjedhore. Gjatë bisedës me gazetaren Nisida Tufa, ai u shpreh se tashmë është koha që të vendoset për ndryshimet Kushtetuese.

Gjithashtu shtoi se e gjithë opozita duhet të bashkohet në mënyrë që Shqipëria të ndërtojë një proces për të ndër ndërtuar Republikën e katërt në vend.

“Kushtet për ndryshimet Kushtetuese janë pjekur, ka kohë dhe jam shumë i gëzuar që me hir apo me pahir, e gjithë opozita përfshirë edhe Berisha, të bashkohen që Shqipëria në mënyrë urgjente, por jo të nxituar të ndërtojë një proces për të ndërtuar Republikën e katërt në Shqipëri. Populli shqiptar i do këto ndryshime dhe këtë e kanë kuptuar politikanët qofshin ato që janë në parlament qofshin edhe ato që janë jashtë parlamentit. Por që të mos harxhojmë energji kot të përqendrohemi aty ku ka sukses kjo reformë, që është Parlamenti. Nuk ka më asnjë lloj pengese që deputetët e opozitës të bëjnë gati firmat, të bëjnë gati draftin”, tha ai,.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: