Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë sot urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi, i cili u vra të martën mbrëma në Zhur të Prizrenit, gjatë një bastisjeje në një shtëpi.

Presidenti Thaçi tha se sakrifica e policëve në mbrojtje të rendit dhe ligjit i obligon që të punojnë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët.

“Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin ‘Hero i Kosovës’. Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët”, shkruan presidenti i Kosovës.

Mbrëmjen e së martës mbrëma nga një shpërthim është vrarë polici Sami Thaqi gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Zhur të Prizrenit, si dhe janë plagosur dy policë të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb