Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një mesazh në rrjetet sociale i ka uruar fitoren kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në mesazh, Zelensky shkruan”

“Urime për @ediramaal dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.

Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”, thuhet në mesazhin e Zelenskyt drejtuar Ramës.

Zelensky
Zelensky

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb