Presidentja e Komisionit të KE, Urusla von der Leyen ka deklaruar se Rusia duhet të paguajë për krimet e tmerrshme që ka kryer në Ukrainë.

Gjithashtu bëri me dije se ekzekutivi europian në orët e ardhshme do t’u dërgojë vendeve anëtare një propozim për të lejuar që përgjegjësitë e Rusisë të gjykohen para një Gjykate.

“Ne do të bashkëpunojmë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe do të kontribuojmë në krijimin e një tribunali të specializuar për të gjykuar krimet e Rusisë,. Me partnerët tanë, ne do të sigurohemi që Moska të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar, me fondet e ngrira të oligarkët dhe asetet e bankës së saj qendrore”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb